Bartomeu nuk jep dorëheqje nga posti i presidentit – vendos të luftojë ndaj votës së mosbesimit te Barcelona

Futboll

Bartomeu nuk jep dorëheqje nga posti i presidentit – vendos të luftojë ndaj votës së mosbesimit te Barcelona

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:16
Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka vendosur që të mos jap dorëheqje nga posti dhe të luftoj kundër votës së mosbesimit ndaj tij.

Në një takim të mbajtur këtë të hënë, numri një i klubit katalunas ka njoftuar se ai nuk do të largohet nga pozita që mbanë.

Ishte konfirmuar javën e kaluar se ndaj tij do të ngritët vota e mosbesimit, mirëpo që tani situata ka ndryshuar dhe Bartomeu nuk do jap dorëheqje.

Kjo nënkupton se tani do të hyj në funksion vota e mosbesimit nga presidentit edhe pse zgjedhjet janë parashikuar për fillimin e vitit të ardhshëm.

Diario Sport raporton se vota e mosbesimit ndaj Bartomeut do të realizohet më 1 ose 2 nëntor, mirëpo ajo mund të shtyhet nëse përkeqësohet situata me coronavirus.

Pozita e Bartomeut te Barcelona ka ardhur nën rrezik që nga rasti me Lionel Messin, që ishte shumë afër të largohej nga klubi në këtë verë.

Për më tepër, presidenti kishte angazhuar një kompani në fillim të këtij vitit që të rris reputacionin e tij dhe të ulë disa nga legjendat dhe lojtarët aktual, përfshirë këtu edhe argjentinasi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat