E ardhmja e Hysajt në La Liga

Futboll

E ardhmja e Hysajt në La Liga

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:33
E ardhmja e Hysajt në La Liga

Menaxheri i lojtarit ka “kërcënuar” klubin e Napolin me deklaratën e tij, ku shprehej se ishte lodhur të vraponte për dy vite pas skuadrës italiane për rinovimin e kontratës.

Madje e bëri të qartë se nëse në tryezë nuk mbërrin oferta e duhur, atëherë në janar Hysaj do të negociojë me cilin ekip të dojë, duke u larguar me parametra 0 në verë.

Menjëherë janë ndezur sirenat spanjole për kapitenin e Kombëtares kuqezi.

“Todofichajes“ raporton se Valencia ka rënë sërish në gjurmët e mbrojtësit shkodran. Ekipi i njohur i La Liga-s e ka pasur Hysajn në listën e dëshirave edhe më parë, por në fund zgjodhi të firmoste me Florenzin e Romës, i cili tashëm ka kaluar në radhët e PSG-së.

Kështu Valencia ka kthyer sërish sytë nga futbollisti shqiptar për krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Todofichajes” bën me dije se skuadra spanjolle është gati të hidhet në aksion në muajin janar për të bindur Elseid Hysajn të bashkohet me ta me parametra 0 në fund të sezonit.

Ndërkohë oferta për 26-vjeçarin do të jetë afatgjatë, teksa synojnë ta mbajnë në Valencia për 3 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat