Matthaus i jep zemër Leipzigut kundër Manchester Utd

Futboll

Matthaus i jep zemër Leipzigut kundër Manchester Utd

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:49
Matthaus i jep zemër Leipzigut kundër Manchester Utd

RB Leipzig nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga Manchester United, kur takohen në Ligën e Kampionëve, të mërkurën; thotë Lothar Matthaus. Skuadra e Julian Nagelsmann, i cili arriti në gjysmëfinale të turneut sezonin e kaluar, është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e para, në të gjitha garat, deri më tani, këtë sezon. Ajo kryeson edhe Bundesligën.

Ndërkohë, Manchester United ka pasur një fillim të vështirë për sezonin 2020-2021, pasi ndodhet në vendin e 15-të në Premier League, megjithëse e filloi fushatën e Champions-it me fitoren 2-1 ndaj PSG, javën e kaluar. Legjenda e Gjermanisë, Matthaus, beson se Leipzig duhet të jetë i sigurt, për ta ruajtur rekordin e vet të patëmetë, kur të udhëtojë në “Old Trafford”:

“Për Julian Nagelsmann dhe RB Leipzig, pika kryesore është ndeshja në fushën e Manchester United. Udhëheqësit e Bundesligës po ndërtojnë në mënyrë të përsosur sezonin e kaluar. Ekipi është edhe më i pjekur dhe i rritur. Pas largimit të Patrik Schick dhe Timo Werner, Poulsen dhe Forsberg po përjetojnë diçka, si një erë e dytë. Skuadra tani i përfundon ndeshjet pa marrë rreziqe të panevojshme. Fitorja 2-0 kundër Basaksehir apo 2-1 kundër Hertha Berlin tregojnë se Leipzig po bëhet më i qëndrueshëm. Kjo skuadër është shumë inteligjente.

Kushdo që arriti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar nuk duhet të fshihet nga Manchester United. Pavarësisht se sa i madh është emri, ekipi anglez nuk duhet ta frikësojë RB Leipzig. Sidomos jo, nëse shikoni renditjen e Premier League. Pas pesë ndeshjeve, skuadra angleze është në vendin e 15-të. Vetëm 7 pikë, 9 gola të shënuar dhe 12 të pësuar janë rezultatet e pakta në fillim të sezonit. Kështu që Leipzig mund të fitojë patjetër. Ashtu si Borussia Monchengladbach kundër Real Madridit. Veçanërisht kur Borussia luan me aq trimëri, siç bëri në 30 minutat e fundit kundër Interit.

Reali sigurisht që është një skuadër shumë me përvojë dhe nuk duhet të nënvlerësohet asnjëherë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, por tashmë gjendet nën një presion të madh, pas humbjes kundër Shakhtar Donetsk. Ndoshta janë rritur moralisht pas fitores 3-1 ndaj Barcelonës, në fundjavë.

Është një çift që prodhoi duele të shkëlqyera në vitet 1970. Edhe këtu, natyrisht, është mëkat për tifozët e Gladbach, që asnjëri nuk do të jetë në stadium për të brohoritur ekipin. Sidoqoftë, kështu janë kohët. Borussia duhet të besojë në shansin e saj. Ajo, patjetër që e kanë një të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat