Ronaldo pritet ta mësojë nëse do të mund të përballet me Messin

Futboll

Ronaldo pritet ta mësojë nëse do të mund të përballet me Messin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:39
Cristiano Ronaldo

Juventusi është nikoqir i Barcelonës të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Superylli i Zonjës së Vjetër, Cristiano Ronaldo, është në pritje që të mësojë nëse do të jetë në gjendje që të luajë përballë rivalit të tij të vjetër, Lionel Messi.

35-vjeçari është vetizoluar prej se doli pozitiv me coronavirus më 13 tetor, gjatë kohës sa ishte i angazhuar me kombëtaren e Portugalisë.

Të enjten e kaluar, ai kishte dalë sërish pozitiv duke vënë në dyshim gjasat e tij për të qenë në fushë kundër Blaugranëve.

Sot (e martë) është dita e fundit kur Ronaldo pritet të mësojë nëse do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos për ndeshjen e Grupit G.

Nëse rezultati për COVID-19 rezulton negativ 24 orë para ndeshjes, do të nënkuptojë përfundimin e periudhës së karantinës dhe CR7 do të jetë në gjendje të luajë.

Kjo për faktin se portugezi ishte asimptomatik në javën e kaluar kur doli pozitiv, ashtu që Juventusi i ka shkruar UEFA-s që futbollisti i vet nuk duhet t’i nënshtrohet protokollit prej shtatë ditësh para se të luajë, meqë nuk ka simptoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat