Për shkak të konfliktit, Mali i Zi dhe Azerbajxhani do të luajnë në Zagreb

Futboll

Për shkak të konfliktit, Mali i Zi dhe Azerbajxhani do të luajnë në Zagreb

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:40
Për shkak të konfliktit, Mali i Zi dhe Azerbajxhani do të luajnë në Zagreb

Dueli midis Azerbajxhanit dhe Malit të Zi do të zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, duke filluar nga ora 18.00.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka pranuar propozimin e Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit që ndeshja e raundit të pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s midis Azerbajxhanit dhe Malit të Zi të luhet në Zagreb, njoftoi sot Federata e Futbollit e Malit të Zi (FSCG).

"Zhvillimi i ndeshjes Azerbajxhan - Mal i Zi në terren neutral, për shkak të konfliktit midis dy vendeve (Azerbajxhan – Armeni) në rajonin e Nago-Qarabagut", thuhet mes të tjera nga federata.

Mali i Zi që ka edhe sulmuesin nga Kosova në radhët e veta, Fatos Beqiraj, do të përgatitet për këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat