Delegati i UEFA-së, Scott Struthers ka vizituar Drenasin gjatë ditës së sotme për të përcjellë ndeshjen mes Feronikelit dhe Llapit.
Struthers ka ardhur në Kosovë për të administruar takimin e kualifikimeve të kombëtareve të femrave në mes Kosovës dhe Holandës.
Delegati pos që shikoi ndeshjen, u kujdes që të shkrepë edhe fotografi nga mbrenda dhe jashtë impiantit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Olle.
Struthers poashtu është edhe inspektor i stadiumeve andaj kjo vizitë e tij në Kosovë mund të ketë shërbyer edhe për të kontrolluar punimet në stadiumin e Drenasit.