Atalanta e Berat Gjimshitit barazoi në shtëpi përballë Ajaxit me rezultatin 2:2, në sfidën e dytë të vlefshme për Grupin D të Champions League.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në këtë takim, duke bërë një paraqitje tepër pozitive.
Gjimshiti u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar e statistikave, “SofaScore”. 27-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fushë së bashku me sulmuesin Zapata, që realizoi dopietë.
Këtë gjë e konfirmojnë edhe statistikat fantastike të shqiptarit.