Futbollisti Jahmir Hyka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Kinë.
Mesfushori shqiptar ka tundur 2 herë rrjetën në kampionat brenda pak ditësh, duke u shndërruar menjëherë në protagonist te skuadra e tij Guizhoi Zhiçeng.
Futbollisti shtatshkurtër, realizoi golin e parë në triumfin 2:1 që skuadra e tij arriti me përmbysje.
Hyka u transferua gjatë merkatos së verës te Guizhou Zhicheng që militon në ligën e parë kineze.