Mediumi turk zbulon pagën e lartë te Vedat Muriqit

Futboll

Mediumi turk zbulon pagën e lartë te Vedat Muriqit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:06
Mediumi turk zbulon pagën e lartë te Vedat Muriqit

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi në afatin kalimtar veror ka kompletuar transferimin nga Fenerbahçe tek Lazio.

Pas bisedimeve të gjata, ylli i Kosovës u transferua te klubi romak për shumën e 17.5 milionë eurosh plus bonuse.

Transferimi i Muriqit në Lazio bëri bujë të madhe në Itali, derisa për këtë lëvizje u diskutua për ditë të tëra.

Muriqi hasi në disa vështirësi fillimisht, duke u infektuar me COVID-19, por që magjepsi italianët me debutimin e tij.

Sulmuesi prizrenas ia siguroi Fenerbahçes 17.5 milionë euro pas largimit nga Stambolli.

Tashmë, mediumi turk “Miliyet” ka zbuluar detaje tjera për transferimin e Muriqit.

Mediumi në fjalë raporton se Muriqi e ka një pagë prej 2.2 milionë euro në vit te skuadra romake.

Kjo e bën Muriqin ndër futbollistët më të paguar nga Itali, si i ardhur nga futbolli elitar turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat