Vllaznia ishte një nga skuadrat më të prekura nga COVID-19, por tashmë që gjithçka është gati për fillimin e sezonit të ri, trajneri Brdariç ka marrë lajme të mira.
Në Shkodër kishin mbetur edhe dy futbollistë që po luftonin me koronavirusin e ata ishin Ismael Dunga dhe Kristofer Mandiangu, por pas ditës së djeshme edhe këta lojtarë janë vënë në dispozicion të trajnerit Tomas Brdariç.
Kështu, tekniku ka fatin e mirë të ketë grupin e plotë para fillimit të kampionatit, i cili është vendosur të startojë të mërkurën më datë katër nëntor, teksa kuqeblutë do të presin Apoloninë në Loro Boriçi, ndërsa në Kupë Vllaznia do të përballet me Devollin të dielën.