Fabinho do të mund të rikthehet në fushë

Futboll

Fabinho do të mund të rikthehet në fushë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:39
Fabinho do të mund të rikthehet në fushë

Liverpooli ka marrë një lajm të mirë pas skanerit të Fabinhos, i cili pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e Championsit kundër Midtjylandit të martën. Dëmtimi i mesfushorit brazilian, i cili po zëvendëson Virxhil Van Dajkun në qendër të mbrojtjes pas dëmtimit të rëndë në gju të holandezit dukej serioz. Por ankthi i trajnerit Klop, i cili i trembej një çarjeje të gradës së parë të muskulit ka marrë fund.

“Mirror” ka zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje të gradës së tretë dhe doktorët janë optimistë se Fabinho do të mund të rikthehet në fushë pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve muajin e ardhshëm. Pra, ai do të humbasë vetëm tri ndeshje të skuadrës.

Deri atëherë, Klopp duhet t’i kthejë sytë nga të rinjtë, duke qenë se Xho Gomez është i vetmi qendërmbrojtës i skuadrës së parë i gatshëm. Matip është duke u riaftësuar, por nuk pritet të rrezikohet në ndeshjen e ardhshme kundër West Ham të shtunën në “Anfield”. Gjatë kësaj periudhe,

23- vjeçari Nat Filips mund të debutojë për “Reds”-at. Tekniku gjerman deklaroi pas fitores kundër danezëve të martën se dëmtimi i Fabinhos ishte gjëja e fundit që Liverpuli kishte nevojë në këtë moment. Ai u zëvendësua në minutën e 30-të nga 19- vjeçari Uilliams, por Klop mund të vendosë të aktivizojë Filips në ndeshjen kundër Uest Hemit, duke qenë se 23-vjeçari ka më shumë përvojë se talenti tjetër i akademisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat