Zidane thyen heshtjen, flet për rastin Benzema-Vinicius Jr

Futboll

Zidane thyen heshtjen, flet për rastin Benzema-Vinicius Jr

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:17
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane po përpiqet të marrë çdo poenë pozitiv të mundshëm në Real Madrid, madje edhe nga situata e pakëndshme ku u përfshinë Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

Numri 9 i Realit u pa duke kritikuar sulmuesin brazilianin në një bisedë me mbrojtësin Ferland Mendy gjatë pushimit mes dy pjesëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladback këtë javë.

Kritikat e Benzemas sollën reagime të shumta dhe veprimi i francezit u kritikua shumë në raport me talentin brazilian, por Zidane nuk sheh ndonjë problem me atë që ndodhi.

“Gjëja më e rëndësishme është që ajo situatë është pastruar dhe lojtarët kanë folur”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp të premten pasdite përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër Huesca.

“Shumë gjëra thuhen në fushë dhe ato qëndrojnë atje. Ne jemi një ekip dhe na duhet energji për gjëra të tjera. Por, është një gjë e mirë, sepse do të thotë se jemi gjallë. Ata kanë folur dhe kaq”.

Francezi nuk mendon se reputacioni i Benzemës do të dëmtohet nga ajo që u tha, dhe ai është i sigurt se çështja është tani i përket të kaluarës.

“Nuk mendoj se do të dëmtojë imazhin e Benzemës. Gjithmonë ndodh. Sot ka shumë kamera, por gjithnjë ka ndodhur”.

“Nuk ka asnjë problem. Energjia jonë përqendrohet te e nesërmja. Shumë gjëra thuhen në fushë; për të tjerët dhe gjithashtu për mua”, përfundoi trajneri i Realit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat