Muriqi mund të debutojë si titullar në fundjavë

Futboll

Muriqi mund të debutojë si titullar në fundjavë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:00
Vedat Muriqi

Trajneri Simone Inzaghi mund t’ia japë rastin sulmuesit të luajë nga minuta e parë për herë të parë që prej transferimit në Lazio, në duelin e fundjavës ndaj Torinos

Vedat Muriqi nuk ka luajtur ende nga minuta e parë që kur u transferua në Lazio javë më parë.

Futbollisti është inkuadruar kryesisht në pjesën e dytë, në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Por, në fundjavë, prizrenasi mund të debutojë si titullar tek “Biancocelesti”.

Trajneri Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarisë në Luis Alberton e Ciro Immobilen për ndeshjen e së dielës ndaj Torinos në udhëtim.

Prandaj, kjo duket se do të jetë një mundësi ideale që ish-futbollisti i Rizesporit dhe Fenerbahçes të luajë nga minuta e parë, së bashku me Andreas Pereiran.

Muriqi nuk e ka gjetur ende golin në fanellën e Lazios, por nuk ka pasur as raste të mira shënimi.

Andaj, 26 vjeçari do ta ketë një mundësi të artë për t’i treguar vlerat e tij në ndeshjen e fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat