Napoli konfirmon lëndimin e Insigne

Futboll

Napoli konfirmon lëndimin e Insigne

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:24
Lerenzo Insigne

Napoli ka konfirmuar që kapiteni i tyre, Lerenzo Insigne ka lënduar muskulin e këmbës së majtë dhe është duke u përcjellur me teste të tjera para ndeshjes në vikend kundër Sassuolos

Napoli mori tri pikë vitale në Europa Ligë kundër Real Sociedad të enjten, por Insigne u largua në minutën e 22-të nga fusha.

Insigne, i cili sapo është rikthyer nga lëndimi, ka lënduar muskulin e këmbës së majtë dhe pritet që të mungojë në ndeshjen kundër gjelberzinjve të dielën.

“Lorenzo Insigne ka bërë një test diagnostik ku shihet se ka një kontraksion të lehtë në muskulin e ijës së tij të majtë”, ka shkruar në komunikatën e vet klubi.

“Situata e tij do të monitorohet çdo ditë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat