Përfundon në spital

Futboll

Përfundon në spital

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:41
Urbano Kairo

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në futbollin italian.

Raportohet se së fundmi ka rezultuar pozitiv edhe presidenti i Torinos, Urbano Kairo, i cili është shtruar në spitalin “San Paolo” në Milano, pasi shfaqi disa simptoma, teksa ka filluar trajnimin në departamentin infektiv.

Sipas asaj që raportohet nga  “Corriere Della Sera” , gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme, por do të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Kairo është presidenti i dytë i një klubi të Serie A që rezulton pozitiv me koronavirus, pas De Laurentiis muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat