Rashica pritet të luajë ndaj Eintrachtit, kundërshtarit të parapëlqyer nga ai

Futboll

Rashica pritet të luajë ndaj Eintrachtit, kundërshtarit të parapëlqyer nga ai

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:34
Milot Rashica

Milot Rashica pritet të luajë sot për skuadrën e tij, Werder Bremen, në ndeshjen ndaj Eintrachtit të Frankfurtit në udhëtim.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet klubi gjerman përmes rrjetit social “Twitter”, ku përveç faktit se shpalosi statistikat e golave të Rashicës përballë kundërshtarit të sotëm, shtoi se shpreson që djaloshi kosovar ta gjejë edhe sot rrugën e golit.

“Milot Rashica ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit kundër Eintrachtit. Ai shpreson që të njëjtën ta bëjë edhe sot”, thuhet mes tjerash në postimin e Werderit.

Ndeshja ku pritet të paraqitet edhe anësori i kombëtares së Kosovës fillon nga ora 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat