Presidenti i PSG u gjykua për korrupsion në Zvicër, ky është vendimi për të

Futboll

Presidenti i PSG u gjykua për korrupsion në Zvicër, ky është vendimi për të

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:39
Presidenti i PSG u gjykua për korrupsion në Zvicër, ky është vendimi për të

Presidenti i klubit të madh francez Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi është gjykuar në Zvicër për korrupsion dhe disa shkelje të tjera, por që në fund u lirua nga akuzat dhe u shpall i pafajshëm.

Al-Khelaifi ishte akuzuar në një qështje që kishte të bënte me mbledhjen e fondeve për të drejta televizive nga rrjeti i mediave të beIN Sports për Kupat e Botës 2026 dhe 2030.

Akuza po ashtu përfshinte edhe ish-sekretarin gjenaral të FIFA-së, Jerome Valce i cili u shpallë fajtor për ndryshim në dokumente zyrtare për të favorizuar disa media dhe mori dënim prej 120 ditësh burgim.

“Pas një kampanje të ashpër katër vjeçare kundër meje, që i shkeli të gjitha të drejtat dhe faktet kryesore të ligjit më në fund kam pastruar totalisht emrin tim”

“Ky vendim rikthen besimin tim tek drejtësia dhe jam i gëzuar që ky proces i tej-zgjatur me akuza të pabazuara, shifra të shpikura dhe dëmtime konstante të reputacionit tim më në fund përfundoi”

“Tani mund ta përdor të gjithë energjinë time, për të punuar në role të ndryshme të cilat fokusohen në ndërtimin e një të ardhmeje pozitive për botën e sportit, në këtë kohë kur kjo industri ka nevojë të madhe për udhëheqje të fortë”- shkruhet në deklaratën e numrit një të PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat