​Barcelona pas Garcias në janar

Futboll

​Barcelona pas Garcias në janar

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:52
Eric Garcia

Barcelona do të ringjallë interesimin e tyre për mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia përsëri në afatin kalimtar të dimrit në janar.

“Blaugranët”, panë një ofertë në verë për 19-vjeçarin të refuzuar, por ai do të jetë në dispozicion për 20 milionë euro kur të hapet merkato dimërore, raporton ESPN.

Kontrata aktuale e Garcias me Manchester Cityn do të skadojë më 30 qershor 2021, dhe Barça shpreson që “Citizens”, do ta ulin çmimin e kërkuar për të shmangur humbjen e tij në një transferim falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat