Polaku pritet të largohet në janar

Futboll

Polaku pritet të largohet në janar

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:58
Polaku pritet të largohet në janar

Pasi refuzoi të gjithë ofertat e Napolit për rinovim dhe nuk arriti të gjejë një skuadër tjetër për t’u transferuar, sulmuesi polak Arkadiuz Milik u la jashtë listës së federimeve si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Europës.

Kjo pasi kontrata e tij me Napolin skadon në fund të sezonit dhe prej 30 qershorit sulmuesi është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen, ndërsa De Laurentiis e ndëshkoi duke e dërguar në tribunë, pikërisht për shkak të refuzimit të rinovimit.

Megjithatë ditën e djeshme menaxheri i Milik mbërriti në Napoli dhe burimet mediatike raportojnë se pati një takim të gjatë me presidentin De Laurentiis dhe drejtorin sportiv Giuntoli, ku temë e bisedës ishte padyshim e ardhmja e polakut.

Palët bashkohen vetëm në një pikë aktualisht, pasi Napoli nuk dëshiron ta humbë me parametra zero dhe vetë Milik nuk dëshiron të rrijë një sezon të tërë në tribunë, pasi kështu do të humbte shpresat për të luajtur në Kampionatin Europian verën e ardhshme.

Pikërisht për këtë arsye, De Laurentiis dhe menaxheri i Milik kanë rënë dakord që të angazhohen maksimalisht për të gjetur një zgjidhje që do të kënaqte të dy palët, që në muajin janar.

Tani i takon menaxherit të Milik që të gjejë një skuadër në Itali a Europë, e cila të jetë e gatshme të paguajë një shumë qoftë edhe simbolike për kartonin e sulmuesit polak, në mënyrë që ky i fundit të largohet që në janar nga Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat