Sherifi: Sot e merituam fitoren

Futboll

Sherifi: Sot e merituam fitoren

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:54
Sherifi: Sot e merituam fitoren

Sallah Sherifi mendon që Gjilani e meritoi fitoren në ndeshjen ndaj Feronikelit sot.

Tekniku që po e zëvendëson Gentjan Mezanin, i cili mungon për arsye private, deklaroi që mysafirët u mbrojtën shumë dhe e zhargitën lojën, përcjellë Olle.

“Skuadra tregoi karakter të fortë dhe e dëshiroi fitoren në cdo moment, mirëpo Feronikeli u mbrojt shumë me pesë futbollistë e po ashtu ndonjëherë edhe e zhargiti ndeshjen”, deklaroi Sherifi për Art Sport.

“Mendoj që ne e merituam fitoren sot, por nuk e arritëm atë”.

“Po na mungon futbollisti që e shtynë topin në rrjetë. Shpresoj të përmirësohemi”, shtoi ai.

Pas barazimit me Feronikelin, Gjilani mbetet tetë pikë pas Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat