Kroatët shpëtojnë Interin nga turpi!

Futboll

Kroatët shpëtojnë Interin nga turpi!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:59
Parma

As laiku më i madh nuk e ka pritur se Interi si vendas do të barazon me rezultat 2:2 me Parmën.

Skuadra parmake e ka shokuar Interin, duke importuar një pikë që nuk maten as me ari!

Futbollisti Gervinho ka qenë si macja e zezë për Interin.

Ai ka realizuar dy gola, në minutën e 46-të dhe të 62-tën, ndërsa kroati Brozoviç nga 17 metra ka ngushtuar rezultatin 1:2 në minutën e 64-të dhe Perishiç realizon me kokë për 2:2 në minutën e fundit, duke e shpëtuar nga turpi skuadrën zikaltër.

Pas javës së 6-të të Serie A, Interi është në vend të pestë me 11 pikë, ndërsa Parma renditet në pozitën e 15-të me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat