Drejtuesit e FFK-së qëndruan për vizitë në LRF të Prizrenit dhe në komunën e Dragashit 

Futboll

Drejtuesit e FFK-së qëndruan për vizitë në LRF të Prizrenit dhe në komunën e Dragashit 

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 17:41
Drejtuesit e FFK-së qëndruan për vizitë në LRF të Prizrenit dhe në komunën e Dragashit 

Presidenti Agim Ademi së bashku me anëtarët e KE-së, Ismajl Ajeti e Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren.

Në këtë takim përfaqësuesit e këtij regjioni i dhanë përkrahje presidentit Ademi dhe KE të FFK-së për reformat, strategjinë e re të futbollit dhe digjitalizimin, derisa e mbështeten edhe mbajtjen e Kuvendit të Punës nëpërmjet platformës online.

Drejtuesit e FFK-së më pas kanë qëndruar edhe në komunën e Dragashit, ku u pritën nga nënkryetari Selami Sahiti me strukturat e tjera të komunës, derisa më pas vizituan klubet dhe infrastrukturën sportive të kësaj komune. Me këtë rast u arrit pajtueshmëria që të ndihmohet kjo komunë  me 36 fshatrat e saj me projekte të ndryshme për fëmijët dhe klubet e kësaj ane.

Presidenti Ademi theksoi se FFK nuk do ta lë asnjëherë anash këtë komunë, pasi ajo është pjesë e rëndësishme dhe piktoreske e Kosovës me shumë talente të futbollit. Njëherësh, ai ftoi drejtuesit e kësaj komune që të angazhohen edhe me MKRS-në për realizimin e projekteve të përbashkëta, e që për qëllim kanë ofrimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë që ata ta shfaqin talentin e tyre në sport, e veçmas në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat