Lippi ka një mesazh për Shqipërinë

Futboll

Lippi ka një mesazh për Shqipërinë

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:32
Lippi ka një mesazh për Shqipërinë

Në fillim të muajit dhjetor, FSHF-ja do të zhvillojë kursin e përgatitësit atletik.

Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i Kombëtares, Luixhi Febrari.

Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe ish-trajneri i famshëm i Italisë, kampioni i botës, Marcello Lippi, i cili ka shpjeguar edhe rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme.

Figura të botës së njohur të futbollit do të shpjegojnë në ditët në vijim rëndësinë e përgatitësit atletik në stafin e skuadrave.

“Roli i përgatitësit atletik është shumë i rëndësishëm në sport në përgjithësi, por mbi të gjitha në futboll. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik, por mbi të gjitha është e rëndësishme, kultura e përgatitësit atletik, niveli i njohurive që ka. Sot jetojmë në epokën e specializimit, nuk ekziston më gjithologu, ai që bën pak nga të gjitha.

Sot duhet kërkuar më e mira në çdo sektor dhe për këtë arsye e shoh me nota pozitive krijimin e një masteri për krijimin e përgatitësve atletikë dhe për të vënë në dispozicion më të mirën në këtë sektor për çdo klub. E përsëri bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik është baza në ndërtimin e një kondicioni atletik, psikologjik, teknik, taktik dhe të kulturës sportive me rëndësi. Kësisoj, dua t’ju uroj një punë sa më të mbarë!”, thotë Lipi në mesazhin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat