“Dorëzohet” Rafet Prekazi, pas presionit publik, fton edhe dy futbollistë të tjerë të Ballkanit

Futboll

“Dorëzohet” Rafet Prekazi, pas presionit publik, fton edhe dy futbollistë të tjerë të Ballkanit

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 16:29
Rafet Prekazi

Rafet Prekazi vazhdon të jetë në krye të kombëtares U21 të Kosovës, përkundër rezultateve të dobëta.

Duket se FFK-ja po pret fundin e këtyre kualifikimeve për t’ia treguar më pas derën teknikut nga Mitrovica.

E ky i fundit, u dorëzua shumë shpejtë. Ani pse nuk figuruan në listën e publikuar para dy ditësh, dy futbollistët e Ballkanit, Ermal Krasniqi e Ramiz Bytyqi janë ftuar në grumbullim.

Kjo ka ardhur si pasojë e presionit të madh publik nga opionio futbolldashës kosovar, ku një numër i madh tifozësh e zyrtarësh reaguan për mosftesat për dy djelmoshat portokalli, që po kalojnë nëpër një formë tejet të mirë në kampionat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat