Januzaj me Sociedadin lider në Spanjë, para Villarealit, Realit dhe Atleticos 

Futboll

Januzaj me Sociedadin lider në Spanjë, para Villarealit, Realit dhe Atleticos 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 18:06
Januzaj me Sociedadin lider në Spanjë, para Villarealit, Realit dhe Atleticos 

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, me ekipin e Sociedadit fituan tre pikë të mëdha, në kuadër të javës së nëntë të Kampionatit të Spanjës. 

Sociedadi si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Granadës. 

Januzaj ka luajtur titullar deri në minutën e 62-të dhe ka bërë paraqitje të mirë. 

Monreal (22') e Oyarzabal (27'-nga penalltia) shënuan për Sociedadin.

Portieri Jimenez e ka pritur penalltinë e lojtarit të Sociedadit, Willian Jose pikërisht në minutën e 54-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Eris Abedini, ka qëndruar në bankë të Granadës dhe asnjë minutë nuk u fut në lojë. Machis në minutën e 90+5, dështon nga penalltia për të ngushtuar humbjen. 

Sociedadi kryeson me 20 pikë, duke lënë pas Villarealin me 18 pikë, Atletico Madridin 17 (dy ndeshje me pak), Realin 16 pikë (2 ndeshje me pak) etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat