Bala i shënon Kosovës: Në dy ndeshjet e radhës të detyruar për fitore

Futboll

Bala i shënon Kosovës: Në dy ndeshjet e radhës të detyruar për fitore

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Bala i shënon Kosovës: Në dy ndeshjet e radhës të detyruar për fitore

Bekim Balaj u rikthye të goli me fanellën e Kombëtares, teksa shënoi ditën e sotme në përballjen miqësore ndaj Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Rtsh”, sulmuesi shkodran është shprehur se ky test ishte i rëndësishëm për ndeshjet e radhës.

“Gjithmonë është e rëndësishme të luash për Kombëtaren. Kjo ndeshje ishte një test serioz për dy ndeshjet e radhës , ku jemi të detyruar të luajmë vetëm për fitotre. Bëmë një ndeshej shumë të mirë, ku ia dolëm të fitojmë.

Të rinjtë? Ekipi Kombëtar ka gjithmonë afrime të reja dhe secili që vjen mundohet ta shfrytëzojë këtë moment. Mundësitë për vendin e parë janë reale, do të futemi me përqendrimin e duhur për të marrë fitoret.

Mungesa e golit? Si çdo sulmues mungesa e golit ndihet, por e rëndësishme është të jem pjesë e ekipit kombëtar dhe të aktivizohem.

Ndeshjet e tetorit nga ekrani? Ndonjëherë nga TV është ndryshe, sesa të jesh në fushë. Ndaj Kazakistanit, luajtëm me karakter, me Lituaninë kishim agresivitet dhe gjynah që nuk fituam.”, u shpreh Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat