'Plisat' pas ndeshjes së sotme: Kosova është zemra e Shqipërisë

Futboll

'Plisat' pas ndeshjes së sotme: Kosova është zemra e Shqipërisë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 19:02
'Plisat' pas ndeshjes së sotme: Kosova është zemra e Shqipërisë

Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Elbasan Arena", Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës.

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe tifogrupi më i madh në Kosovë, "Plisat".

Tifozët prishtinas përmes rrjetit social "Facebook" kanë shkruar:

"Pa marrë parasysh rezultatit, sonte u zhvillua lojë e bukur vëllazërore.
JEMI NJË 
KOSOVA ËSHTË ZEMRA E SHQIPNISË".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat