Në shtetin e madh evropian, reagojnë ashpër për Mihajlloviqin, shkak lidhja me kriminelin e luftës dhe nuk lejojnë... 

Futboll

Në shtetin e madh evropian, reagojnë ashpër për Mihajlloviqin, shkak lidhja me kriminelin e luftës dhe nuk lejojnë... 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Në shtetin e madh evropian, reagojnë ashpër për Mihajlloviqin, shkak lidhja me kriminelin e luftës dhe nuk lejojnë... 

Sinisha Mihajlloviq, ish futbollist dhe aktualisht trajner, dihet botërisht për lidhjet që kishte me kriminelin e luftës, Zhelko Razhnatoviq – Arkan, i cili u vra nga vet serbët në janar të vitit 2000. 

Arkani me bandat e tij kishte bërë krime të mëdha në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kosovë. 

Mediumi serb “Kurir” po e vajton Mihajlloviqin dhe kriminelin Arkan. “Trajneri i futbollit Sinisha Mihajlloviq është përsëri në shënjestër të të majtëve në Bologna.

Mihajlloviq duhet që të shpallet qytetar nderi i qytetit të Bolognas dhe pritet vendimi zyrtar i kryetarit të bashkisë për dhënien e këtij çmimi.

Sidoqoftë, vendimi për t'i dhënë çmimin ekspertit serb kundërshtohet ashpër nga të majtët italianë.
Më shumë se 100 njerëz të njohur nga Italia qëndrojnë pas letrës në të cilën serbëve u kërkohej të "hiqnin dorë nga kriminelët që bënë gjenocid në ish Jugosllavi gjatë viteve 90-ta".

Letra posaçërisht thekson faktin se Mihajlloviq shpesh e theksonte miqësinë e tij me Zhelko Razhnatoviq-Arkan në të kaluarën.

Spekulohet se kjo në të vërtetë është hakmarrje ndaj Mihajlloviqit për kritikat që ai i drejtoi publikisht qeverisë italiane për shkak të masave që solli gjatë pandemisë.

Interesant, nënshkruesit janë aktorë, politikanë, këngëtarë, avokatë ... Sidoqoftë, letra u nënshkrua gjithashtu nga njerëz të shumtë që nuk janë banorë të Bolognas” shkarravit ky medium.

"Ne ishim miq, por miq sportivë. Ai ishte udhëheqësi i tifozëve të Cërvena Zvezdës, kur unë kam luajtur për Zvezdën”, kështu kishte deklaruar pa fije turpi Mihajlloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat