Inter i interesuar për mbrojtësin e Barcelonës

Futboll

Inter i interesuar për mbrojtësin e Barcelonës

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:44
Junior Firpo

Mbrojtësi i Barcelonës Junior Firpo është nën radarin e krerëve të Interit, raporton “Calcio Mercato”.

“Nerazzurët” kishin kontaktuar Barcelonën për shërbimet e mbrojtësit 24 vjeçar, por nuk mund të arrin marrëveshje pasi që shuma e kartonit të tij prej 40 milionë eurosh ishte e papërballueshme për italianët.

Inter po shpreson që “Blaugranët” do ta ulin çmimin e Firpos vitin e ardhshëm për arsye të problemeve financiare që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat