Toma: Nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës

Futboll

Toma: Nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:03
Toma: Nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës

Futbollisti me origjinë shqiptare, Bastien Toma ka bërë të ditur se ai është i fokusuar te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Toma i cili ka pasaportë të Kosovës, por që mbron ngjyrat e ekipit përfaqësues të Zvicrës U-21.

“Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka thënë Toma për “SFR”.

Lojtari i skuadrës belge, Genk ka pasur kontakte për t’iu bashkuar Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat