Ronaldo bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori

Futboll

Ronaldo bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:30
Ronaldo bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e Ferenc Puskas, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e futbollit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes Portugali – Andorrë, duke shënuar një gol.

Goli i Ronaldos ishte i 746-ti në karrierën e tij, aq sa ka edhe legjenda e Hungarisë dhe Real Madridit, Ferenc Puscas.

Vetëm Josef Bican, Romario dhe Pele, kanë shënuar më shumë se Ronaldo gjatë karrierës së tij.

Ish sulmuesi i Slavia Pragë, është golashënuesi më i mirë në histori, me 805 gola, Romario ka shënuar 772 ndërsa Pele 767.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat