Nuk po gjen formën e duhur

Futboll

Nuk po gjen formën e duhur

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:29
Pogba

Manchester Unitedi po planifikon të shesë francezin Paul Pogba verën e ardhshme, pasi ai nuk po gjen formën më të mirë.

Mesfushori francez po duron një sezon tjetër të paqëndrueshëm në Old Trafford dhe Ole Gunnar Solskjaer ka filluar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit të United me Pogban titullar.

Sipas ekspertit të transferimeve të talkSPORT, Alex Crooks, norvegjezi e ka kuptuar që Pogba nuk mund të luajë së bashku me mesfushorin tjetër Bruno Fernandes.Si i tillë, Solskjaer ka informuar Unitedin se Pogba mund të shitet në verën e vitit 2021.

"Mendoj që plani i Unitedit është të përfitojë nga ai verën e ardhshme", ka thënë fillimisht Crook.

"Ata shkaktuan një vit shtesë në kontratën e tij [deri më 2022] në fillim të këtij sezoni, por kjo ishte për të mbrojtur vlerën e tyre të shitjes për ta ndaluar atë të largohej si një transferim falas".

"Nuk mendoj se kjo sugjeron domosdoshmërisht se ai është pjesë e planeve të tyre afatgjata. Solskjaer duket se e ka kuptuar se nuk mund të luajë me Fernandes dhe Pogba së bashku”.“Duhet të thuash që Unitedi ka parë një skuadër shumë më të mirë pa të së fundmi, siç treguan në Goodison Park kur Solskjaer me të vërtetë kishte nevojë për një fitore".

"Në fund të fundit, ai do të përfundojë në Real Madrid. Por shkaku i pandeminë dhe duke pasur parasysh mungesën e minutave në këtë sezon dhe krizën financiare që përfshin gjithë futbollin, Unitedi mund të duhet të pranojë një tarifë shumë të reduktuar", përfundoi eksperti i transferimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat