Në Real Madrid, Liverpool? De Bruyne konfirmon se e ka ndarë mendjen

Futboll

Në Real Madrid, Liverpool? De Bruyne konfirmon se e ka ndarë mendjen

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 09:42
Kevin De Bruyne

De Bruyne dëshiron të vazhdojë të shkruajë historinë me Manchester Cityn.

Kevin De Bruyne ka deklaruar se ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Manchester Cityn kanë nisur.

Ai kërkohet nga shumë klube, përfshirë Real Madridin dhe klubi i ëndrrave të tij, Liverpooli – por belgu dëshiron ta veshë ende fanellën e Man City.

Ai ka thënë për VTM: “Është e mundur (zhvillimi i negociatave vetë) duke parë se unë dua të qëndroj te Manchester City”.

“Nëse do të doja të largohesha dhe klubi nuk do të ishte dakord, do të duhej dikush për të negociuar. Po flasim, por nuk kemi përparuar shumë. Gjithsesi, nuk do të ketë vështirësi nga të dyja palët”.

Dy Bruyne, 29 vjeç, ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023.

Që nga viti 2015, ku u transferua në ‘Etihad’, ai ka bërë 232 paraqitje, ka shënuar 58 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat