Buqi debutoi te Vëllazërimi, operohet me sukses Ilazi

Futboll

Buqi debutoi te Vëllazërimi, operohet me sukses Ilazi

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:25
Buqi debutoi te Vëllazërimi, operohet me sukses Ilazi

Vëllazërimi i Kërçovës pas fitores (2:0) kundër Korabit nga Dibra sërish ka paralajmëruar ambiciet e saj për kreun e tabelës.

Me tre pikët e reja, kërcovarët tubuan 16 pikë, duke u gjendur në pjesën e epërme të tabelës së ligës së dytë-perëndim.

Në takimin e fundit për Vëllazërimin debutoi talenti Enis Buqi, të cilit trajneri brazilian Leones Dos Santo Pereira ia dha besimin. Kujtojmë, se Buqi është ftuar te kombëtarja U17 e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë te Vëllazërimi është operimi i suksesshëm i Bujar Ilazit, i cili operoi ligamentin lateral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat