Nuk heq dorë nga futbolli

Futboll

Nuk heq dorë nga futbolli

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:06
Quaglierella

Edhe pse pas 2 muajsh do të mbushë 38-vjeç, Fabio Quagliarella nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë, madje synon të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta edhe sezonin e ardhshëm.

Sampdoria ka përgatitur rinovimin e kontratës për sulmuesin dhe kapitenin e saj deri në verën e vitit 2022.

Në ditët e ardhshme palët do ulen në një tryezë për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Në këtë sezon Quaglierella është aktivizuar në të gjitha ndeshjet me Sampin teksa ka arritur të realizojë edhe 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat