Shala: Nga minuta e 20-të kam luajtur i lënduar

Futboll

Shala: Nga minuta e 20-të kam luajtur i lënduar

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:53
Shala: Nga minuta e 20-të kam luajtur i lënduar

Ka përfunduar ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Moldavisë, e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës ishte nikoqire e Moldavisë sonte në stadiumin "Fadil Vokrri", në kryeqytetë

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 të Ligës C të Kombeve, i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Pas ndeshjes, mesfushori i Kosovës, Herolind Shala tha se luajti i lënduar nga minuta e 20-të.

"Luajta i lënduar nga minuta e 20-të pasi e lëndova pulpën e këmbës, por vazhdova", deklaroi Shala në "SuperSport".

"Ishte ndeshje e rëndësishme për të mbetur në Grupin C dhe ia arritëm qëllimit. Kishim raste rdhe për më shumë gola. Neve na duhet stabilitet dhe punë, të jemi së bashku dhe të shkojmë në një drejtim së bashku", thotë ai.

"Te Kosova kanë ndikuar më së shumti mungesa e tifozëve. Ne luajmë për popullin tonë dhe kjo na ka penalizuar", shtoi ylli i Vaalerengas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat