Braziliani dhe ish futbollisti i Bayernit befason për Milot Rashicën

Futboll

Braziliani dhe ish futbollisti i Bayernit befason për Milot Rashicën

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 11:52
Ish futbollisti i Bayernit befason për Milot Rashicën

Milot Rashica ishte njëri prej futbollistëve më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Përkundër kësaj, futbollisti i Kosovës në fund mbeti pjesë e Werder Bremenit.

Nga ana tjetër, legjenda e futbollit brazilian, Giovane Elber ka dhënë një deklaratë interesante për Rashicën.

Ish-futbollisti i Bayern Munihut mendon se 24-vjeçari është i vetmi nga futbollistët e Werder Bremenit që mund të luajë te bavarezët.

“Rashica ka aftësi që të luaj atë rol te Bayerni. Kur them Rashica, mendoj në atë që e kemi parë para disa muajsh në Bundesligë, jo këtë të tanishmin. Së fundi ai ka kaluar formë të dobët dhe ka pasur disa lëndime”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat