Manchester Unitedi mund të transferojë Camavingan nëse e plotëson këtë kusht

Futboll

Manchester Unitedi mund të transferojë Camavingan nëse e plotëson këtë kusht

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 22:34
Camavinga

Manchester Unitedi shihet si kandidatë mjaftë seriozë lidhur me transferimin e mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga.

Camavinga është titullarë të Rennes dhe ka interesimin e top klubeve evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.

Sidoqoftë, në rast se Paul Pogba vendos të largohet nga “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” e shohin 18-vjeçarin si pasuesi adekuat.

Mirëpo, transferimi i francezit nuk mund të realizohet lehtë sepse Rennes kërkojnë plotë 62 milionë euro.

Në rast se gjiganti anglez pranon ta paguajë këtë vlerë të lartë, atëherë Rennes mund t’i hedhin poshtë ofertat e tjera të top klubeve dhe ta lejojnë t’i bashkohet Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat