Rinis Superiorja

Futboll

Rinis Superiorja

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:13
Rinis Superiorja

Futbolli shqiptar, pas angazhimeve të ekipeve kombëtare, sot u rikthehet “halleve” të brendshme, ku do të luhen javët e treta të kategorive respektive. Kjo javë e Superiores është një provë e vërtetë force, thuajse për të gjitha skuadrat, peshë të cilën e shton më shumë edhe ngjeshja e kalendarit, ku në kuadrin e tetë ditëve do të luhen tri javë kampionat.

Kalendar “ferri”, por klubet e kanë marrë parasysh këtë gjë, gjersa pranuan të bojkotojnë për afro dy muaj fillimin e sezonit. Thuajse të pesë çiftet e kësaj jave të tretë shikohen si duele “të zjarrta” dhe përfundimi i takimeve mund të jetë edhe si busull orientimi për vazhdimësinë e skuadrave.

Tri ndeshjet që do të luhen në kuadrin e tetë ditëve pa dyshim do të jetë një “kampion” për të gjitha klubet e Superiores për të parë se çfarë gjendje kanë; çfarë programi stërvitor kanë kryer; cilësinë dhe gatishmërinë e kontingjentit që kanë krijuar në merkaton e verës, si dhe do të plotësohet edhe pjesa e parë e grafikut të rezultateve nga ku mund të nisin të nxirren edhe konkluzionet fillestare për çdo ekip.

Kjo periudhë tetë-ditore mund të shërbejë për të matur edhe pulsin e presidentëve, pasi që pas javës së dytë ka nisur operacioni i “ prerjes së kokave” të trajnerëve.

Emanule Egbo është “kurbani” i parë i Superiores për këtë edicion, por nuk është çudi që gjatë këtyre tetë ditëve të kemi edhe ndonjë tjetër që do të ndjekë gjurmët e ish-trajnerit të Tiranës. Madje sinjalet janë dhënë që pas përfundimit të javës së dytë, ku kemi ultimatume presidentësh për skuadrat dhe stafet për të bërë kthesën e detyrueshme.

Në klasiken ndaj Tiranës, Tirana vjen me risi, pasi do të debutojë trajneri i ri Nevil Dede, i cili do të kërkojë që në start të kthejë trajektoren e bardhebluve.

JAVA E 3-të E KATEGORISË SUPERIORE

BYLISI-SKËNDERBEU 13:45
KASTRIOTI-APOLONIA 13:45
(luhet në Kamzë)
TEUTA-KUKËSI 16:45
VLLAZNIA-TIRANA 16:45
PARTIZANI-LAÇI 16:45
(luhet në “Elbasan Arena”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat