Pakënaqësi te Chelsea – lojtarët kërkojnë zgjidhje qysh në afatin kalimtar të janarit

Futboll

Pakënaqësi te Chelsea – lojtarët kërkojnë zgjidhje qysh në afatin kalimtar të janarit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Chelsea do të përballet me disa largime të lojtarëve në muajin janar, atëherë edhe kur hapet afati kalimtar dimëror.

The Blues bënë disa transferime në verën e këtij viti, mirëpo dështuan t’i largonin disa lojtarë që nuk u duhen.

Në mesin e lojtarëve që pritet të largohen në janar si shitje apo në formë huazimi, janë Olivier Giroud, Andreas Christense, Marcos Alonso/EmersonPalmieri, Fikayo Tomori dhe Kepa Arrizabalaga.

Sulmuesi francez ka folur hapur në lidhej me të ardhmen e tij dhe ka kërkuar nga Chelsea që ta lë të lirë të largohet në janar.

“Kam menduar që kisha ende një rol te Chelsea, mirëpo minutazha ime është zvogëluar shumë. Do ë kërkojë një zgjidhje sa më parë”, ka thënë Giroud.

E njëjtë gjë është edhe me lojtarët e lartcekur, që nuk po kanë minutash të mjaftueshme, andaj në vitin e ri, do të ketë ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat