Florent Hadergjonaj shpërblen tifozët e tij me fanella të Kosovës dhe Kasimpasas

Futboll

Florent Hadergjonaj shpërblen tifozët e tij me fanella të Kosovës dhe Kasimpasas

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:54
Florent Hadergjonaj

Florent Hadergjonaj është njëri nga lojtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës dhe Kasimpasës sa herë që është në fushë jep maksimumin nga vetja dhe kjo e ka bërë atë ndër lojtarët më të dashur.

Hadergjonaj ka vendosur t’i shpërblejë tifozët e tij, me fanella, një të Kosovës dhe një tjetër të Kasimpasas.

26-vjeçari ka organizuar një lojë shpërblyese në profilin e tij në Instagram.

Hadergjonaj i ka bërë të qartë tifozëve të tij rregullat se si duhet të bëhen fitues të një fanelle të nënshkruar nga ai.

Kjo lojë është shumë e thjeshtë, pasi mjafton t’i etiketoni tre miq tuaj dhe ju automatikisht futeni në garë për ta fituar fanellën e mbrojtësit kosovar.

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë me dije se pas një jave do të zgjidhet në mënyrë automatike fituesit e fanellave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat