Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Lazio – Zenit, e vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas tre ndeshjeve të para, Lazio tubon pesë pikë në grup, ndërsa mysafirët vetëm një sosh.
Këtë takim, nga stoli e nis sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili ende nuk e ka gjetur golin me skuadrën italiane.
Ndeshja fillon në orën 21:00. Ndeshje që pritet me padurim.