Trajneri shqiptar dërgohet me urgjencë në Turqi

Futboll

Trajneri shqiptar dërgohet me urgjencë në Turqi

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:00
Gega

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ka gati dy javëe që po lufton me koronavirusin.

Gjendja e tij nuk ka pasur përmirësim të dukshëm, ndaj a vendosur të “fluturojë” drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar atje. Klubi verilindor ka bërë njoftimin përkatës:

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.

Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ai ka udhëtuar drejt Stambollit.

Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat