Disa nga skuadrat që zhvilluan ndeshje mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve, e gjete biletën për kualifikime më tej fazës së grupeve. Chelsea, Sevilla, Barcelona dhe Juventus siguruan vendet në mesin e 16 ekipeve më të mira.
Sot programi i ditës së mërkurë në Ligën e Kampionëve përmban disa ndeshje shumë interesante, ku pritet që skuadrat si Liverpooli, Bayerni e Manchester City , në rast fitoreje, t’ju bashkohen Chelseat, Sevillës, Barcelonës e Juventusit, përcjell KosovaPress.
Ndeshjet që do të zhvillohen sot së bashku me orarin e tyre janë të bashkangjitura më poshtë.
Grupi A
21:00 Atletico Madrid – Lokomotiv Moscow (Wanda Metropolitano)
21:00 Bayern Munich – RB Salzburg (Allianz Arena)
Grupi B
18:55 Borussia Monchengladbach – Shakhtar Donetsk (Borussia-Park)
21:00 Inter – Real Madrid (Giuseppe Meazza)
Grupi C
18:55 Olympiacos – Manchester City (Karaiskaki Stadium)
21:00 Marseille – FC Porto (Stade Orange Velodrome)
Grupi D
21:00 Ajax – Midtjylland (Johan Cruijff Arena)
21:00 Liverpool – Atalanta (Anfield Road)