Skandali me Napolin, nuk i ka dhënë pagat futbollistëve

Futboll

Skandali me Napolin, nuk i ka dhënë pagat futbollistëve

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:22
Skandali me Napolin, nuk i ka dhënë pagat futbollistëve

Në njërën prej ligave më të forta në Evropë, në Serie A të Italisë, shumë futbollistë nuk po marrin pagat.

Stafi, trajnerët dhe lojtarët e Napolit ende nuk i kanë marrin pagat për këtë sezon.

Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, anuloi një incident të mundshëm midis trajnerit Gennaro Gattuso dhe disa lojtarëve në dhomën e zhveshjes pas humbjes 3-1 ndaj Milanit.

Gattuso ishte i zemëruar me lojtarët e tij pas ndeshjes kundër ish-klubit të tij Milan, por mediat italiane raportojnë se asnjë anëtar i Napolit nuk ka marrë ende një pagë këtë sezon.

La Gazzetta dello Sport zbulon një tjetër problem të skuadra e Napolit, ata pretendojnë se situata me paga kishte krijuar pakënaqësi në dhomën e zhveshjes, pasi klubi ka vendosur të paguajë pagën e parë mujore deri më 1 dhjetor, duke respektuar afatin e caktuar nga Federata e Futbollit Italian.

Napoli përgatitet të përballet me HNK Rijeka në Evropaligë të enjten, përpara një ndeshjes në Seria A të dielën kundër Romës.

Napoli tani gjendet i gjashti në ligë, me 14 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat