Dëshira e madhe e Pirlos, ky është lojtari që po kërkohet nga Juventus

Futboll

Dëshira e madhe e Pirlos, ky është lojtari që po kërkohet nga Juventus

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:54
Pirlo

Locatelli e ka filluar karrierën te Milani dhe konsiderohej një talent i madh, por ‘Rossonerët’ nuk i besuan atij dhe e shitën te Sassuolo për 10 milionë euro.

22 vjeçari tregoi potencialin e tij në Sassuolo dhe tani është një anëtar i rregullt i ekipit kombëtar italian.

Pirlo po kërkon përforcime në mesfushë, dhe dëshira e tij e madhe është Locatelli, i cili vetë nuk e fsheh se ka dëshirë të madhe për të kaluar te Juventus.

Çmimi i lojtarit thuhet se mund të jetë një problem, me Sassuolon që vlerëson atë rreth 50 milionë euro, ndërsa Zonja e Vjetër nuk është e gatshme të ofrojë më shumë se 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat