Atletico në Mestalla

Futboll

Atletico në Mestalla

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Atletico në Mestalla

E shtuna me një sërë pērballjesh interesante, teksa gjithçka do të startojë në orën 13:30, me kampionin në fuqi të Premier Leagues, Liverpoolin që do të luajë ndaj Brightonit në transfertë.

Pavarësisht një starti jo fort bindës dhe dëmtimeve të shumta që kanë shqetësuar trajnerin Jurgen Klopp, “The reds” pozicionohen në krye me 20 pikë dhe sot do të kërkojnë suksesin e radhës përballë një kundërshtari si Brighton, që është larg formës së mirë të sezonit të kaluar.

Në orën 15:30, në Eurosport 2 do të vijë përballja Stuttgart-Bayern Munich, me bavarezët që vijnë pas një barazimi në shtëpi ndaj Werder Bremen dhe sot do të kërkojnë rikthimin te suksesi.

Një nga përballjet më interesante të ditës së sotme do të jetë ajo mes Valencias dhe Atleticos së Madridit, që do të startojë në orën 16:15 në stadiumin “Mestalla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat