Xhevdet Stullçaku - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës, që ishte plagosur nga pushtuesi serb   

Futboll

Xhevdet Stullçaku - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës, që ishte plagosur nga pushtuesi serb   

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:42
Xhevdet Stullçaku - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës, që ishte plagosur nga pushtuesi serb   

Sportistët shqiptarë përjetuan vitet më të rënda në periudhën 1991-1999, duke u sulmuar pamëshirshëm nga okupatori serb.

Xhevdet Stullçaku i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të dalluar të asaj kohe dhe me sukses ka veshur fanellën e Elektroekonomisë, që sot quhet KEK-u nga Kastrioti. 

Stullçaku si shumë sportistë, nuk u ndal asnjë ditë duke kontribuar për futbollin dhe çështjen kombëtare. 
Profesori i kimisë ka qenë aktivist i madh edhe i çështjes kombëtare.

Image

Xhevdet Stullçaku, në këmbë dhe i dyti në të djathtë

 “Ai përveç që ka kontribuar në arsim dhe në sport si ish futbollist, ai ka kontribuar shumë edhe në kohën më të vështirë të viteve të luftës, ku gjithmonë ka furnizua Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në) me barna e ushqime banorët që kanë qenë të okupuar nga forcat paramilitare serbe.

Ai gjatë kryerjes së aktiviteteve plagoset shumë rëndë gjatë kthimit, ku kishte furnizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe banorët e bllokuar me ushqime në fshatrat Shiptull, Hade, Sibovc.

Me datën 11 korrik  të vitit 1998 në vendin Vodiç plagoset shumë rëndë nga forcat serb dhe prej asaj kohe ai i vuan pasojat e atyre plumbave që e goditën në kokë”, tregon Avni Shala, ish bashkëlojtari i tij. 

Stullçaku sot ndihet krenar për të gjitha që ka bërë për futbollin, sportin dhe në përgjithësi shtetin e Kosovës. Sot është i lumtur që djemtë dhe të rejat tona luajnë në garat evropiane dhe botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat