Salah acarohet me Kloppin

Futboll

Salah acarohet me Kloppin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:17
Salah acarohet me Kloppin

Pavarësisht llojit dhe emrit të trajnerit është thuajse një mision i pamundur që të arrish për të mbajtur harmoninë brenda ekipit për një kohë të gjatë. Sapo uria të ulet disi pas titujve të fituar dalëngadalë afron edhe pika zero.

Kjo po ndodh disi edhe me Liverpulin e këtij sezoni që duket se nuk ka të njëjtën “fytyrë të frikshme” ashtu si edhe në sezonin e shkuar.

Në ditën e sotme skuadra angleze e drejtuar nga Klop u ndal në barazimin 1:1 kundër Brighton në transfertë.

Muhamed Salah do të largohej nga fusha në minutën e 64 për t’i lënë vendin Manes.

Pra ky ishte vendimi teknik i trajnerit Klop që aktivizoi Manen. Salah nuk e ka pritur aspak mirë këtë zëvendësim duke e shprehur hapur acarimin e tij dhe duke treguar se te Liverpuli nuk mbizotëron e njëjta atmosferë si më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat