Nica: Kam bashkëpunuar me Cungun

Futboll

Nica: Kam bashkëpunuar me Cungun

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:05
Nica: Kam bashkëpunuar me Cungun

Stavri Nica ishte ilaçi që i duhej Laçit. Rikthimi i tij i përkohshëm në stol bëri që kurbinasit të regjistronin edhe fitoren e parë në këtë kampionat dhe çfarë fitoreje me shifrat e thella 6-1.

Gjithsesi Nica në intervistën për Supersport thuri elozhe për Nwabuezen që realizoi tre herë ndërsa nënvizoi se ai nuk nuk ka shkopin magjik dhe do të ishte më mirë që te Laçi të vinte një trajner i ri në moshë.

“Sigurisht që Nwabueze meriton të shënojë. Por çfarë është më kryesorja, skuadra sot reagoi e ndjeu përgjegjësinë e ndeshjeve të kaluara. Problemi ishte i luftës sportive, agresivitetit, nuk është se skuadra nuk ka përbërje.

Por kushdo të jenë, sado të paguar e me emër, kjo është luftë sportive e garë e duhet të garosh me shpirt gare.

U bënë dy muaj këtu që stërvitesha me fëmijët, stërviteshim në të njëjtën orë e në një fushë me këtë skuadër. Pak a shumë kam bashkëpunuar me profesor Cungun. Gjithë probleme është durimi, duhet të durosh, impenjohesh e të marrësh gjërat me radhë një nga një.

Besoj se skuadra do të reagojë e do të hyjë në garë. E mira është të vijë një trajner me energji, të shohim, edhe unë nuk jam shumë i artë, presidenti do të vendosë më të mirën për skuadrën”, u shpreh Nica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat